Page 42 - Demo
P. 42


                                    4040 3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazetFjalët kyçegrimcë, model shkencor3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazet3.2 Lënda përbëhet nga grimca Grimca është një pjesë shumë e vogël e lëndës.Shkencëtarët mund të përdorin një model shkencor për të shpjeguar si dhe pse ndodh diçka. Modeli i grimcave shërben për të shpjeguar dallimet ndërmjet trupave të ngurtë, lëngjeve dhe gazeve. Modeli i paraqitur në figurën e mëposhtme, tregon se lënda përbëhet nga grimca që ngjajnë si topa të vegjël. Në fakt, grimcat e lëndës janë aq të vogla, sa nuk mund të shihen me sy të lirë.Grimcat e një lënde janë përherë në lëvizje, madje edhe te lëndët që duken të palëvizshme. Gjendja e lëndës (e ngurtë, e lëngët apo e gaztë) përcaktohet nga mënyra se si lëvizin grimcat brenda saj.Grimcat e një trupi të ngurtë qëndrojnë ngjitur me njëra-tjetrën, në pozicione të caktuara. Prandaj trupat e ngurtë e ndryshojnë me vështirësi formën e tyre.Grimcat e një lëngu ndodhen pranë njëra-tjetrës. Ato mund të ndryshojnë pozicionin dhe të rrëshqasin kundrejt njëra-tjetrës. Për këtë arsye, lëngjet e ndryshojnë lehtësisht formën.Grimcat e një gazi ndodhen larg njëra-tjetrës. Për këtë arsye, gazet nuk kanë formë dhe mund të ngjishen me lehtësi.
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46