Page 43 - Demo
P. 43


                                    3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazet 4141Veprimtaria 3.2trup i ngurtë lëng gazPërpiquni të lëkundeni së bashku sa majtas, djathtas. Çfarë vini re?Përpiquni të afroheni ose të largoheni nga njëri-tjetri. Çfarë vini re?Tani përpiquni të ndryshoni formën e grupit. Çfarë vini re?Ndërroni grupet me njëri-tjetrin dhe përsëriteni veprimtarinë.Pyetje dhe detyra1. Shpjegoni çfarë ndodhi kur provuat të lëkundeshit si të ishit një trup i ngurtë, lëng dhe gaz.2. Çfarë ndodhi kur u përpoqët të afroheshit me njëri-tjetrin?3. Çfarë ndodhi kur provuat të ndryshonit formën e grupit?Loja me grimcaNdahuni në tri grupe. Përfytyroni sikur secili nga ju është grimcë e një trupi të ngurtë, lëngu ose gazi. Shikoni figurat, për të kuptuar se çfarë duhet të bëni.DiskutojmëSi ilustrohet modeli i grimcave të lëndës me anë të lojës që zhvilluat më sipër?Mësuam se Lënda përbëhet nga grimca.Trupat e ngurtë e ruajnë formën, sepse grimcat nuk e ndryshojnë pozicionin e tyre.Lëngjet e ndryshojnë formën, sepse grimcat rrëshqasin kundrejt njëra-tjetrës.Gazet nuk kanë formë, sepse grimcat lëvizin larg njëra-tjetrës.Gazet marrin formën e enës ku futen.
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47