Page 44 - Demo
P. 44


                                    4242 3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazet Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazetA e ndryshon lënda formën e saj? Trupat e ngurtëProvoni të ngjishni me dorë tavolinën, karrigen ose lapsin. A e ndryshoni dot formën e tyre?Shumica e trupave të ngurtë nuk e ndryshojnë formën kur ngjishen. Kujtoni modelin e grimcave. Grimcat e një trupi të ngurtë rrinë ngjitur me njëra-tjetrën. Duke qenë se midis tyre nuk ka hapësirë, ato nuk e ndryshojnë pozicionin kur trupi ngjishet. Për këtë arsye, ai nuk e ndryshon formën. LëngjetParashikoni se çfarë do të ndodhë, nëse derdhni pak ujë mbi një sipërfaqe të sheshtë. 3.3 Si sillen trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazet?Fjalët kyçederdhet, flluskëJo, nuk ia ndryshon dot, Sara.Andi, unë mund t’ia ndryshoj formën ujit.Veprimtaria 3.3aVërtetoni që uji e ndryshon formën e tijPlanifikoni një provë për të parë se si e ndryshon formën uji kur derdhetnë një enë.Përcaktoni mjetet që do të përdorni për provën dhe mënyrën si do të veproni. Filloni provën.Nëpërmjet modelit të grimcave, shpjegoni pse lëngjet e ndryshojnë formën e tyre.
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48