Page 45 - Demo
P. 45


                                    3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazet 4343Veprimtaria 3.3bVrojtoni si sillen gazetZhytni pjesën rrethore të lodrës në shkumën e sapunit. Pastaj nxirreni dhe fryni përmes saj që të krijohen flluska. Çfarë gazi kanë flluskat brenda?Çfarë ndodh me gazin kur flluskat çahen?GazetGazet marrin formën e enës ku futen. Për ta kuptuar më mirë se si ndodh kjo, vëzhgoni figurën përbri. Gazi ndodhet brenda flluskës. Kur flluska çahet, gazi përhapet. Kjo tregon që gazet përhapen kur dalin nga ena. Mjetet e nevojshmeshkumë sapuni • një lodër për të bërë flluskaPyetje dhe detyra1. a) Paraqitni me anë të një vizatimi grimcat e ajrit brenda një flluske. b) Vizatojini sërish këto grimca kur flluska çahet.2. Pse tulla nuk e ndryshon formën kur provojmë ta ngjeshim?3. Vizatoni një diagram, nëpërmjet të cilit të shpjegoni se si formohet një pellg kur bie shi. Emërtoni pjesët e diagramit.A e gjeni dot?Gazi përdoret shpesh si lëndë djegëse për të gatuar. Si mendoni, pse ai mbahet në enë metalike të mbyllura mirë?DiskutojmëPse disa trupa të ngurtë mund ta ndryshojnë formën me anë të ngjeshjes?Mësuam seShumica e trupave të ngurtë nuk e ndryshojnë formën e tyre.Lëngjet marrin formën e enës ku hidhen ose përhapen në sipërfaqen ku derdhen.Gazet nuk kanë formë. Ato marrin formën e enës brenda së cilës ndodhen.
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49