Page 46 - Demo
P. 46


                                    4444 3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazet Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazetNë fillim, akullorja e Emit ishte si një top i vogël, i ngrirë. Më pas, ajo u kthye në lëng, për shkak të rrezeve të diellit. Ky kalim i lëndës nga gjendja e ngurtë në atë të lëngët, quhet shkrirje.3.4 Shkrirja, ngrirja dhe vlimiFjalët kyçeshkrirje, ngrirje, avull, vloj, kondensohetShkrirjen mund ta paraqesim në këtë mënyrë:gjendje e ngurtë gjendje e lëngët nxehtësiNgrirja është e kundërta e shkrirjes. Pra, me ngrirje kuptojmë kalimin e lëndës nga gjendja e lëngët në atë të ngurtë. Uji mund të jetë në tri gjendje të ndryshme: të ngurtë (akull), të lëngët (ujë) dhe të gaztë (avull).Veprimtaria 3.4aÇfarë ndodh me akullin kur nxehet?Futini kubat e akullit në tenxhere. Vendoseni tenxheren mbi pllakën e gatimit. Parashikoni se çfarë mund të ndodhë me akullin.Çfarë vutë re? Gjatë nxehjes, gjendja e akullit ndryshon si më poshtë:gjendje e ngurtë (akull) gjendje e lëngët (ujë) nxehtësiTani ngroheni ujin derisa të fillojë të vlojë.Vëzhgoni çfarë ndodh me ujin.Mjetet e nevojshmekuba akulli • enë gatimi (tenxhere ose tigan) • pllakë gatimiBëni kujdes të mos digjeni me pllakën e gatimit ose me avull. Kujdes!
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50