Page 47 - Demo
P. 47


                                    3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazet 45Bëni kujdes të mos digjeni nga avulli.45Kujdes!Mjetet e nevojshmenjë ibrik me ujë që vlon • një pllakë me shkëlqim • enë plastike • frigoriferVeprimtaria 3.4bÇfarë ndodh me avullin kur ftohet?Mësuesi ose mësuesja e mban pllakën me shkëlqim përballë avullit që del nga ibriku.Parashikoni se çfarë mund të ndodhë me avullin që bie mbi pllakën përballë ibrikut? Çfarë vutë re?Avulli u kthye në lëng (ujë). Kjo do të thotë që ai u kondensua.Ujin e përftuar futeni në frigorifer, në ngrirje, për 30 minuta.Parashikoni çfarë do të ndodhë me të. Uji u ngurtësua. Pra, ai u kthye në akull.Pyetje dhe detyra1. Plotësoni vendet bosh, duke shkruar gjendjet në të cilat kalon uji kur ftohet. avull (gjendje e ___________) ftohet _______ (gjendje e __________)2. Çfarë ndodh me ujin kur e fusni në frigorifer, në ngrirje?3. Plotësoni vendet bosh, duke shkruar gjendjet në të cilat kalon uji kur ngrin.ujë (gjendje e __________) ftohet ________ (gjendje e ___________).Mësuam seKur një trup i ngurtë nxehet dhe kthehet në lëng, themi se ka ndodhur shkrirja.Kur një lëng nxehet dhe kthehet në gaz, themi se ka ndodhur vlimi. Kur një lëng ftohet dhe kthehet në trup të ngurtë, themi se ka ndodhur ngrirja.DiskutojmëSi mund t’i shpjegojmë shkrirjen dhe ngrirjen me anë të modelit të grimcave?
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51