Page 52 - Demo
P. 52
3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazet3.7 Tretja e lëndëve Fjalët kyçetretet, e patretshme, tretësirë, lëndë e tretshme, tretës, kristaleMjetet e nevojshmeujë • pllakë gatimi • kristale të sulfatit të bakrit (gurkali) • dy enë qelqi • një lugë çajiDisa lëndë mund të treten në ujë ose në lëngje të tjera. Disa të tjera nuk treten. Këto lëndë quhen të patretshme. Kripa dhe sheqeri treten në ujë, kurse rëra dhe pluhuri i shkumësit nuk treten. Një tretësirë përbëhet nga:• lënda e tretshme• tretësi – lëngu në të cilin tretet lënda. Ne nuk mund ta dallojmë lëndën e tretshme në tretësirë, sepse ajo është tretur plotësisht në të. Grimcat e lëndës që tretet, lëvizin midis grimcave të tretësit. Veprimtaria 3.7aPërftimi i një tretësireMbushni me ujë një enë qelqi (si ajo në figurë) deri në 3/4 e saj.Hidhni në ujë një lugë me kristale të sulfatit të bakrit dhe vëreni se çfarë ndodh.Shënoni në fletore çfarë vutë re.Çfarë po ndodh me kristalet e sulfatit të bakrit në ujë?A vëreni ndryshim të ngjyrës së ujit?Pas dy orësh, vini re se çfarë ka ndodhur me kristalet e sulfatit të bakrit. A janë tretur ato plotësisht?Cila është lënda e tretur dhe tretësi në tretësirën që përgatitët?kristale të sulfatit të bakritujë me kripë ujë me rërë50

