Page 53 - Demo
P. 53


                                    3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazetPyetje dhe detyra1. A është tretësirë uji i detit?2. Sugjeroni edhe dy faktorë të tjerë përveç temperaturës, që mund të ndikojnë në shpejtësinë e tretjes.Veprimtaria 3.7bNdikimi i temperaturës në tretjeHidhni ujë të vakët në njërën nga enët e qelqit. Në enën tjetër hidhni të njëjtën sasi uji, por këtë herë të ftohtë. Hidhni njëkohësisht një lugë me kristale të sulfatit të bakrit në secilën enë dhe vëzhgoni se çfarë ndodh.Shënoni në fletore gjithçka që vëzhgoni.Në cilën enë u tretën më shpejt kristalet e sulfatit të bakrit? Pse?Mësuam seTretësira përftohet nga tretja e lëndës së tretshme në lëngun tretës.Gjatë tretjes, grimcat e lëndës së tretshme lëvizin midis grimcave të tretësit, prandaj nuk mund t’i shikojmë. Në shpejtësinë e tretjes ndikojnë disa faktorë, si për shembull temperatura e tretësit.DiskutojmëA formohet tretësirë nëse hedhim në ujë një lugë me sodë buke dhe e përziejmë atë? Pse?ujë i vakëtkristale sulfati bakriujë i ftohtë51
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57