Page 54 - Demo
P. 54


                                    52 3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazet3.8 Përzierja dhe ndarja e lëndëveFjalët kyçepërzierje, ndahet, sitje, filtrim, letër filtruesePërzierjet përbëhen nga lëndë të ndryshme. Këto lëndë ndahen nga njëra-tjetra me anë të metodave të ndryshme.Në një përzierje, grimcat e ngurta me përmasa të ndryshme, për shembull, grimcat e rërës dhe të zhavorrit, ndahen nga njëra-tjetra me anë të sitjes. Lëndët e ngurta që nuk treten në lëngje, mund të ndahen me anë të filtrimit.Nëse hedhim përzierjen e ujit me rërë në një hinkë të veshur me letër filtruese, do të shikojmë se uji kalon lehtësisht në enë. Ndërkohë, grimcat e rërës mblidhen në hinkë, pasi nuk mund të kalojnë nëpër letrën filtruese. Lëndët e ngurta, të tretshme në ujë, ndahen nga ai me anë të avullimit. Tretësira ngrohet derisa uji të avullojë plotësisht dhe të mbetet kripa.sitërërëavull ujikripënxehtësiletër filtruesehinkëenë qelqiujëzhavorrrërë52
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58