Page 55 - Demo
P. 55


                                    3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazetMësuam seGrimcat e lëndëve të ngurta në një përzierje mund t’i ndajmë nga njëra-tjetra me anë të sitjes.Lëndët e ngurta, të patretshme, mund t’i ndajmë nga uji me anë të filtrimit.Lëndët e ngurta, të tretshme, mund t’i ndajmë nga uji me anë të avullimit.Mjetet e nevojshmekripë • ujë • një enë • një gotë • një lugë e vogël • pllakë gatimiVeprimtaria 3.8bSi ndahet kripa nga uji i detitKujtoni çfarë dini për avullimin. Tretni një lugë kripë në një gotë me ujë.Parashikoni çfarë do të ndodhë kur të avulloni tretësirën e kripës.Shpjegoni parashikimin.Mendoni si dhe ku do ta bëni provën.Sa kohë duhet për ta kryer atë?Paraqitni me anë të një vizatimi mjetet që do të përdorni dhe emërtojini ato.Bëni një vizatim për të treguar rezultatin e provës. Pyetje dhe detyra1. A ishte i saktë parashikimi juaj?2. Tregoni dy mënyra, me anë të së cilave rezultatet e provës do të merreshin më shpejt.3. Cila nga fjalitë e mëposhtme tregon përfundimin e hulumtimit?a) Me anë të avullimit, mund të ndajmë nga përzierja një lëndë të ngurtë, të tretur në ujë. b) Me anë të avullimit, nuk mund të ndajmë nga përzierja një lëndë të ngurtë, të tretur në ujë. DiskutojmëSi mund t’i ndajmë nga njëri-tjetri ujin, rërën dhe kripën të përziera në një gotë?53
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59