Page 67 - Demo
P. 67
4 Tingulli 65v4 Tingulli 65Mjetet e nevojshmematës i nivelit të tingullit • mjete ose mënyra për të prodhuar tinguj të ndryshëmVeprimtaria 4.5Matja e tingujveMund të matni tinguj të krijuar nga, për shembull: duartrokitjet, fishkëllima, përplasja e derës, apo bisedat në klasë. Parashikoni se cili prej këtyre tingujve do të jetë më i forti dhe cili më i dobëti.Planifikoni si do t’i matni tingujt.Si do të siguroheni që kjo provë është e rregullt?Planifikoni si do t’i regjistroni matjet.Do të përdorni një tabelë apo një grafik me shtylla?Mësuam seDridhjet e vogla shkaktojnë tinguj të dobët.Dridhjet e mëdha shkaktojnë tinguj të fortë.Niveli i tingullit tregon sa i fortë ose i dobët është ai.Njësia matëse e nivelit të tingullit quhet decibel.Decibelmetri përdoret për të matur nivelin e tingujve.A e gjeni dot?1. Parashikoni në decibel nivelin e tingullit në një mjedis të qetë.2. Si mund ta gjeni nëse është i saktë apo jo parashikimi juaj?Pyetje dhe detyra1. Cili ishte tingulli më i fortë në provën tuaj?2. Po tingulli më i dobët?3. A ishte i saktë parashikimi juaj?4. Shpjegoni pse disa tinguj janë të fortë dhe disa janë të dobët. DiskutojmëSi e mat nivelin e tingullit decibelmetri?

