Page 68 - Demo
P. 68


                                    6666 4 Tingulli TingulliFjalët kyçedobësoj, mbrojtëse veshi, zhurmëmbytës4.6 Dobësimi i tingujveShpesh dëgjojmë tinguj që nuk na pëlqejnë ose që janë shumë të fortë. Tinguj të tillë quhen zhurmë. Ne mund t’i dobësojmëtingujt që nuk duam t’i dëgjojmë. Kjo do të thotë që mund t’i bëjmë ata më të qetë dhe më pak të dëgjueshëm.Tingujt e fortë mund të na dëmtojnë veshët. Disa njerëz punojnë në vende me shumë zhurmë. Për të mbrojtur veshët, ata vendosin mbrojtëse veshi, të cilat dobësojnë tingujt.Zhurma e këtij mjeti shpues është shumë e fortë.Tingujt në kabinën e pilotit mund të jenë shumë të fortë.Niveli i zhurmës së trapanos elektrikemund të na dëmtojë dëgjimin.Disa mënyra për të dobësuar tingujtNë makina, kamionë dhe motoçikleta, për të dobësuar tingujt e motorëve të tyre vendosen zhurmëmbytës. Në banesa ose zyra përdorim qilima dhe perde për të penguar zhurmën. Nganjëherë, hapësirat midis mureve mbushen me materiale që nuk lejojnë kalimin e zhurmës. Ky zhurmëmbytës motoçiklete dobëson tingujt e motorit.
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72