Page 70 - Demo
P. 70
6868 4 Tingulli Tingullitela të hollëçelësat4.7 Tinguj të lartë dhe tinguj të ulët Fjalët kyçei lartë, i ulët, lartësi, instrument me tela, tendos, akordoj, pickoj, faktorLartësia e tingullitZëri i një fëmije ndryshon nga ai i një të rrituri. Ajo që i bën të dallueshëm këta zëra (tinguj) është lartësia e secilit prej tyre.Dridhjet e ngadalta prodhojnë tingull me lartësi të vogël, ndërsa dridhjet e shpejta prodhojnë tingull me lartësi të madhe. Lartësia e tingullit nuk është e njëjtë me nivelin e tij. Niveli tregon se sa i fortë ose i dobët është një tingull. Për shembull, tingulli i bubullimës është i fortë, ndonëse ka lartësi të vogël.Disa tinguj kanë lartësi shumë të madhe ose shumë të vogël, prandaj ne nuk mund t’i dëgjojmë. Elefantët lëshojnë tinguj me lartësi shumë të vogël, ndaj nuk mund t’i dëgjojmë. Vetë elefantët mund t’i dëgjojnë tingujt e tyre edhe 7,5 km larg.Lakuriqët e natës lëshojnë tinguj me lartësi të madhe, por ne nuk mund t’i dëgjojmë.Instrumentet me telaKitara është një instrument me tela. Disa tela janë më të trashë se të tjerët. Kitara ka çelësa, të cilët shërbejnë për t’i tendosur apo për t’i liruar telat. Gjithashtu, gjatësia e telave mund të zvogëlohet nëse shtypen me gisht. Këto veprime ndryshojnë lartësinë e tingujve. Kur një instrument akordohet, lartësia e tingujve që prodhojnë telat ndryshohet në mënyrë të tillë që ajo të jetë e përshtatshme për secilin tel.tela të trashë

