Page 71 - Demo
P. 71
4 Tingulli Tingulli 6969Veprimtaria 4.7Si të krijoni me kitarë tinguj me lartësi të madhe dhe tinguj me lartësi të vogëlPickoni telat e trashë dhe telat e hollë. Cilët tela prodhojnë notën me lartësi më të madhe? Tendoseni më shumë njërin prej telave duke rrotulluar çelësin. Tani pickoni telin. Si është lartësia e tingullit të krijuar, më e madhe apo më e vogël se më parë?Lirojeni telin duke e rrotulluar çelësin në anën tjetër. Parashikoni lartësinë e tingullit kur ta pickoni telin. Tani pickoni telin. A ishte i saktë parashikimi juaj?Shtypini me gishtat e njërës dorë telat në bishtin e kitarës dhe ndërkohë pickoni telat me gishtat e dorës tjetër. Si ndryshon lartësia e tingullit?Pyetje dhe detyra1. Cilët janë faktorët që ndikojnë në lartësinë e tingullit të një instrumenti me tela? 2. Cili prodhon tingull me lartësi më të madhe: një tel i gjatë apo një tel i shkurtër?3. Cili prodhon tingull me lartësi më të vogël: një tel i hollë apo një tel i trashë?Mjetet e nevojshmekitarë ose instrument tjetër me telaMësuam seLartësia është një veçori tjetër e tingullit.Sa më të shpejta të jenë dridhjet, aq më e madhe është lartësia e tingullit.Lartësia e tingullit të një instrumenti me tela varet nga trashësia e telit, gjatësia dhe tendosja e tij. DiskutojmëSi ta akordojmë një kitarë, që të prodhojë nota me lartësinë e duhur?

