Page 73 - Demo
P. 73
4 Tingulli Tingulli 7171Mësuam seKur e godasim fort një daulle të vogël, përftojmë dridhje të shpejta të membranës së saj. Tingujt (notat) që ajo lëshon, kanë lartësi të madhe.Po kështu, një daulle me membranë të tendosur fort nxjerr nota me lartësi të madhe.Daullet kanë si pjesë kryesore të tyre një membranë, e cila në shumicën e rasteve është prej lëkure. Sa më e tendosur të jetë lëkura, aq më të shpejta do të jenë dridhjet e saj. Disa daulle, në vend të lëkurës së tendosur kanë një fletë prej çeliku.Daullet prej çeliku janë të madhësive të ndryshme. Kur godisni mbi një daulle të tillë, pjesa e sipërme metalike dridhet dhe prodhon tingull. Ajri i bllokuar në daulle bën që tingulli të forcohet.Pyetje dhe detyra1. Si mendoni, çfarë madhësie duhet të kenë daullet prej çeliku që të prodhojnë tinguj me lartësi të madhe?2. Si luhet një melodi me një grup daullesh prej çeliku?3. Si mund ta ndryshoni lartësinë e tingullit të një daulleje?DiskutojmëCilat prej instrumenteve me goditje do të zgjidhnit për të formuar bandën tuaj muzikore?

