Page 74 - Demo
P. 74


                                    7272 4 Tingulli TingulliFjalët kyçeinstrument frymor4.9 Argëtim me instrumentet frymoreFigurat e mëposhtme tregojnë instrumentistë që luajnë në instrumente frymore prej druri. Disa prej këtyre instrumenteve kanë vetëm një gyp, disa të tjera kanë më shumë.Njerëzit prodhojnë muzikë me instrumentet frymore prej druri, duke fryrë brenda gypave të tyre. Kjo bën që ajri të dridhet brenda gypit, duke prodhuar kështu tingullin. Njëri ndër këto instrumente është edhe flauti. Ky djalë po i bie fyellit. Fyelli ka një gyp. Për të prodhuar tinguj të lartë ose të ulët, duhet të ndryshohet gjatësia e kolonës së ajrit që dridhet brenda gypit. Për këtë, vrimat e ajrit përgjatë gypit hapen ose mbyllen herë pas here. Dixhëridu, lloj flauti nga Australia.Sakuhaci, lloj flauti nga Japonia.Daizi, lloj flauti nga Kina.Disa instrumente frymore prej druri përbëhen nga një seri gypash me gjatësi të ndryshme. Të tilla janë edhe pipat “pan”, me origjinë nga Bolivia.
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78