Page 78 - Demo
P. 78
7676 5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmiFjalët kyçepilë, elektricitet, rrjedh, rrymë elektrike, qark i mbyllur, burim elektriciteti, pol pozitiv, pol negativ, bateri5 Elektriciteti dhe magnetizmiKujdes!5.1 Elektriciteti rrjedh në qarqeMjetet e nevojshmeelektrik dore me pilaVeprimtaria 5.1Hulumtoni një elektrik doreNëse ndizni një elektrik dore, çfarë do të ndodhë? Vërtetoni parashikimin.Çfarë ka brenda elektriku i dorës?Çfarë e bën llambën të ndriçojë?Bëni kujdes me pilat. Mos i hapni, sepse lëndët kimike që ato përmbajnë, mund t’ju dëmtojnë lëkurën.Çfarë është elektriciteti?Elektriku i dorës punon sepse pilat e tij prodhojnë elektricitet. Kjo bën që llamba të ndizet. Shikoni figurën që tregon se si është i ndërtuar elektriku i dorës.Elektriciteti rrjedh në një drejtim të caktuar. Këtë lëvizje e quajmë rrymë elektrike. Në elektrikun e dorës, rryma kalon nga njëri skaj i pilës në skajin tjetër të saj. Pastaj ajo kalon përmes pilës tjetër, përmes llambës dhe kthehet përsëri në pilën e parë. Për kalimin e rrymës nevojitet një qark i vazhdueshëm, pa ndërprerje. Ky qark quhet qark i mbyllur.

