Page 8 - Demo
P. 8


                                    4 0.0 Spread HeadingTingulli 1 Njerëzit dhe kafshët6 1 Njerëzit dhe kafshët1.1 SkeletetNdonjëherë skeletet mund të duken të frikshme, megjithatë nuk duhet të trembemi prej tyre. Njerëzit dhe shumica e kafshëve kanë skelet në trupin e tyre. Skeleti është një strukturë e fortë, e cila mban trupin. Skeleti i jep formën trupit të njeriut dhe trupit të kafshës. Kur shohim njëri-tjetrin, ne e dallojmë që jemi njerëz nga forma e veçantë që ka trupi ynë. Në të njëjtën mënyrë dallojmë dhe kafshët. Ne e identifikojmë lehtësisht kafshën prej formës së trupit të saj.A keni parë ndonjëherë një skelet? Në disa muze gjenden skelete kafshësh, të cilat kanë jetuar shumë kohë më parë.Fjalët kyçeskelet, strukturë, kockë, kafkë, rruazë,shtyllë kurrizoreSkeleti i trupit të njeriut është i përbërë nga shumë kocka. Nga se përbëhen skeletet?Skeletet përbëhen nga kockat, të cilat janë të bardha dhe të forta. Ne arrijmë t’i dallojmë ato thjesht duke prekur pjesë të ndryshme të trupit tonë. Kockat kanë forma dhe përmasa të ndryshme.
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12