Page 81 - Demo
P. 81
5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmi 7979Veprimtaria 5.2 Mjetet e nevojshmepilë • llambë e vendosur në një mbajtëse llambe • tela përçues • gërshërë ose pinca metalike • zhveshës telash • shirit ngjitës, 3mm i gjerë • kaçavidë Ndërtimi i një qarku elektrik të thjeshtëPriteni telin përçues në dy pjesë, me gjatësi 15cm secila.Zhvishni deri në 2cm mbështjelljen plastike të fundeve të dy telave përçues.Ndërtoni një qark me një pilë dhenjë llambë, siç tregohet në figurë. Vrojtoni llambën. Parashikoni se çfarë do të ndodhë me të, nëse ndërpritniqarkun duke hequr shiritin ngjitës dhe telin përçues nga njëri pol i pilës.Tani ndërpritni qarkun dhe shikoni llambën. A doli parashikimi?Pyetje dhe detyra1. Çfarë ndodh me llambën në qarkun e mbyllur? Shpjegoni pse.2. Çfarë ndodh me llambën kur ndërpritni qarkun? Shpjegoni pse.Mësuam seQarku elektrik i thjeshtë përbëhet nga elemente të tilla si: teli përçues, llamba dhe pila.DiskutojmëÇfarë do të ndodhë nëse shtoni edhe një llambë tjetër në qarkun që ndërtuat?5.2 Elementet e qarkut elektrik të thjeshtë

