Page 82 - Demo
P. 82
8080 5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmikapëse letrashpineskëpllakë druriFjalët kyçeçelës5.3 ÇelësatEla shtyp çelësin e dritës. Çelësi mbyll qarkun dhe llamba ndriçon. Kur Ela e shtyp çelësin përsëri, qarku ndërpritet (hapet) dhe llamba fiket.Çelësi është një element tjetër i qarkut elektrik. Ai e hap ose e mbyll qarkun. Ndodh e njëjta gjë si me ujin që rrjedh nga rubineti, kur e hapni ose e mbyllni atë.Qarku që ndërtuat në veprimtarinë 5.2, nuk ka çelës. Për të ndërprerë qarkun, hoqët njërin prej telave përçues nga poli i pilës. Çelësi mundëson ndezjen ose fikjen e llambës, pa qenë e nevojshme të hiqet teli përçues.Si të bëjmë një çelësVëzhgoni figurën për të kuptuar se çfarë do të bëni. Zhvishni pjesët plastike të dy fundeve të telit përçues. Rrotulloni fundin e secilës pjesë të telit përçues rreth pineskave.Veprimtaria 5.3aMjetet e nevojshmenjë pllakë druri e vogël • dy pineska metalike • tel përçues • thikë • kapëse letrashFutni kapësen e letrave në kokën e njërës prej pineskave dhe shtypeni atë. Tregoni kujdes që kur ta rrotulloni, ajo të takojë pineskën tjetër. Në këtë mënyrë, qarku do të mbyllet. Për ta hapur qarkun, hiqeni kapësen e letrave nga njëra pineskë. Kështu qarku do të ndërpritet.

