Page 83 - Demo
P. 83


                                    5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmi 8181Mjetet e nevojshmeçelës • pilë • llambë • mbajtëse llambe • tel përçues 30 cm • thikë •gërshërëVeprimtaria 5.3bNdërtimi i një qarku me çelësNdërtoni një qark si ky në figurë. Parashikoni se çfarë do të ndodhë kur të mbyllni çelësin. Mbyllni çelësin dhe shikoni llambën. Çfarë ndodh? Nëse llamba nuk ndriçon, kontrolloni çdo lidhje të elementeve në qark. Provojeni përsëri.Mësuam seÇelësi hap ose mbyll qarkun elektrik.Kur qarku mbyllet, në të kalon rrymë elektrike.Kur qarku hapet, në të nuk kalon rrymë elektrike.Pyetje dhe detyra1. Pse ndizet llamba kur mbyllni çelësin?2. Çfarë duhet t’i bëni çelësit që qarku të ndërpritet?3. Vizatoni qarkun që ndërtuat dhe emërtoni secilën pjesë të tij (pilën, telin përçues, çelësin, llambën dhe mbajtësen e llambës).4. Si mendoni, pse duhet të kontrolloni çdo lidhje të qarkut nëse llamba nuk ndizet?DiskutojmëKu i kanë të vendosur çelësat disa nga pajisjet elektrike që njihni?
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87