Page 85 - Demo
P. 85


                                    5 Elektriciteti dhe magnetizmi 3 Living things 83832 Hiqni një llambë së bashku me mbajtësen e saj, në mënyrë që në qark të mbeten dy llamba. Vrojtoni si ndriçojnë ato. Parashikoni se çfarë do të ndodhë nëse hiqni edhe një llambë tjetër së bashku me mbajtësen e saj dhe në qark mbetet vetëm një llambë. Bëni një provë për të parë nëse parashikimi juaj ishte i saktë. Çfarë ndodh me llambën? Ajo mund të digjet, sepse rryma që kalon në të, është më e madhe se ajo që i duhet llambës.Pyetje dhe detyra1. Çfarë vutë re gjatë provës së mësipërme? Kur hoqët një llambë nga qarku, dy llambat ndriçuan më shumë apo më pak? Si mendoni, pse ndodhi kjo?2. Çfarë ndodhi kur në qark mbeti vetëm një llambë? Shpjegoni pse.3. Përshkruani se si rrjedh rryma elektrike në qarkun që ndërtuat.Mësuam seLlambat e një qarku elektrik ndriçojnë më pak, nëse në të shtohen llamba të tjera.Nëse në një qark elektrik ka shumë pila, llambat mund të digjen.DiskutojmëMund të ndodhë që në një qark elektrik llambat të mos ndriçojnë. A e shpjegoni dot pse?
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89