Page 86 - Demo
P. 86
8484 5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmiFjalët kyçesinjalizues, tension, volt 5.5 Qarqet me sinjalizuesKëtij sinjalizuesi, që të punojë, i duhet një burim me tension 3 V. Tensioni në secilën prej këtyre pilave është 1,5 V.Kësaj llambe, që të punojë, i duhet një burim me tension 1,5 V.Mjetet e nevojshmetri pila me tension 1,5V • sinjalizues me tension 3 V • çelës • tel përçues • thikë • gërshërë • shirit ngjitës •llastik i hollë • shkopVeprimtaria 5.5Ndërtimi i qarkut me sinjalizuesNëse në qark do të vendosni një sinjalizues 3V, duhet një pilë 3V që ai të punojë. Që të formoni një burim 3V, duhet të bashkoni dy pila 1,5V.Sinjalizuesi është një element tjetër që mund të lidhet në një qark.Që të punojnë, elemente të ndryshme duhet të ushqehen nga burime të ndryshme. Për shembull, për sinjalizuesin nevojitet një burim rryme më i fuqishëm sesa për llambën. Fuqia e një baterie (burim rryme) varet nga tensioni që ajo siguron. Sa më e fuqishme të jetë një bateri, aq më i madh është tensioni që ajo siguron. Njësia matëse e tensionit është volti (V).

