Page 87 - Demo
P. 87


                                    5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmi 8585+Tani provoni qarkun. A lëshon sinjal sinjalizuesi kur mbyllni çelësin?Hiqni njërën nga pilat. Provoni qarkun përsëri.Shtoni dy pila. Tani janë tri pila në qark. Provoni qarkun sërish.Ndërtoni qarkun ashtu siç tregohet në figurë. Lidhni sinjalizuesin në qark, në mënyrë të tillë që poli (+) i tij të lidhet me polin (-) të pilës.Mësuam seTensioni i një burimi tregon se sa i fuqishëm është ai.Elemente të tilla, si llambat dhe sinjalizuesit, punojnë me burime që sigurojnë tensione të ndryshme. Burimi i rrymës në një qark duhet të sigurojë një tension të mjaftueshëm, që elementet e këtij qarku të punojnë.Pyetje dhe detyra1. Si punoi qarku me tri pila?2. Si punoi qarku me një pilë?3. Pse duhet një burim me tension të paktën 3 V, që sinjalizuesi të punojë?4. Ju dëshironi që të vini në punë një lodër që ka të shënuar “6 V”. Pse nuk punon lodra kur përdorni një pilë 1,5 V?DiskutojmëCilat pajisje elektrike kanë nevojë për më shumë se një pilë?
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91