Page 88 - Demo
P. 88


                                    8686 5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmiDeri tani keni përdorur pila dhe elemente të qarkut me tension nga 1,5V deri në 3 V. Përdorimi i tyre është i sigurt.Në shtëpi përdorim elektricitetin e rrjetit, i cili ka tension shumë më të lartë se pilat (mbi 220V). Para së gjithash, ne e përdorim elektricitetin e rrjetit për ndriçim. Po kështu, edhe për të vënë në punë pajisjet elektrike. Pajisjet kanë spina, të cilat duhet të futen në prizat në mur. Në çdo rast, përpara se ta hiqni spinën nga priza, fikeni pajisjen.Duhet të bëni kujdes me elektricitetin e rrjetit, sepse nëse kalon në trupin tuaj, mund të pësoni goditje elektrike. Elektriciteti i rrjetit mund të shkaktojë zjarr, kur telat përçues prej bakri e kanë veshjen plastike të dëmtuar.Elektriciteti është i rrezikshëm vetëm atëherë kur nuk tregoni kujdes gjatë përdorimit të tij.5.6 Elektriciteti i rrjetitFjalët kyçeelektriciteti i rrjetit, pajisje elektrike, spinë, prizë, goditje elektrike, bakër, mbingarkojMos i thani flokët në banjë. Mos i përdorni asnjëherë pajisjet elektrike kur i keni duart të lagura ose kur jeni brenda në vaskë, sepse mund të pësoni goditje elektrike.Në qytetet e mëdha përdoret për ndriçim një sasi e madhe elektriciteti.Për të ngarkuar bateritë e makinave elektrike mund të përdoret elektriciteti i rrjetit.Mos i fusni kurrë në prizë gishtat apo objekte të ndryshme, sidomos ato metalike, pasi mund të pësoni goditje elektrike.Kujdes!
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92