Page 89 - Demo
P. 89
5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmi 8787Mësuam seElektriciteti i rrjetit ka tension shumë më të madh se elektriciteti i pilave dhe i baterive.Mos i prekni kurrë pajisjet elektrike kur jeni të lagur.Zbatoni rregullat e sigurisë kur përdorni elektricitetin.Shikoni figurën e mëposhtme, e cila tregon kuzhinën e shtëpisë së Jorikut.Pyetje dhe detyra1. Pse nëna e Jorikut duhet t’i fshijë mirë duart, para se të fusë në prizë spinën e thekësit të bukës?2. Çfarë po bën Joriku te priza e murit? A është i gabuar veprimi i tij? Pse?3. A përbën rrezik priza e murit, ku është futur spina e hekurit?Mos lidhni shumë pajisje me një prizë të vetme, sepse priza mbingarkohetdhe mund të shkaktojë zjarr.DiskutojmëA dini ndonjë rast ku përdorimi i elektricitetit mund të ketë qenë i rrezikshëm për jetën e përdoruesit?

