Page 9 - Demo
P. 9
1 Njerëzit dhe kafshët 7Veprimtaria 1.1Zbulojmë kockat e trupit tonëPrekni lehtë kokën. Në të janë kockat e kafkës. Tani vendoseni dorën në pjesën e prapme të qafës. Aty do të ndieni rruazat (vertebrat), të cilat fillojnë nga qafa dhe vazhdojnë poshtë, deri në fund të kurrizit. Të gjitha rruazat së bashku formojnë shtyllën kurrizore. Vendosini duart në të dyja anët e kraharorit dhe merrni frymë thellë. A e gjetët ku janë brinjët? Brinjët janë kockat e kafazit të kraharorit. Qëndroni në këmbë dhe vendosini duart në të dyja anët e belit. Aty janë kockat e legenit.Tani prekni njërën dorë me tjetrën. Si mendoni, pse dora ka kaq shumë kocka? A kanë të gjitha kockat e dorës të njëjtën formë dhe përmasë?Skeletet e kafshëve përbëhen nga kocka me forma dhe përmasa të ndryshme.Pyetje dhe detyra1. Përse shërben skeleti?2. Pse një skelet duhet të jetë i fortë?3. Nga se përbëhet skeleti?4. Pse kockat e një skeleti kanë forma dhe përmasa të ndryshme?5. Kockat nuk janë shumë të rënda. Si mendoni, a i ndihmon kafshët kjo gjë?6. Me anë të një vizatimi, tregoni si e përfytyroni një trup pa skelet.Diskutojmë A është i përbërë çdo skelet nga kockat?Mësuam seNjerëzit dhe shumica e kafshëve kanë skelet në trupin e tyre.Skeleti e mban trupin.Skeleti përbëhet nga shumë kocka.Kockat kanë forma dhe përmasa të ndryshme.

