Page 91 - Demo
P. 91


                                    5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmi 8989Veprimtaria 5.7Zbuloni cilat materiale janë magnetikeZgjidhni të paktën gjashtë objekte për t’i provuar, për shembull: kopsa, kapëse letrash, lapsa etj.Planifikoni një provë për të parë se cilat objekte përbëhen prej materiali magnetik.Bëni provën dhe shënoni në një tabelë rezultatet.A janë magnetike të gjitha materialet? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, përdorni të dhënat e dobishme (evidencat) që keni mbledhur gjatë provës. Mjetet e nevojshmemagnet • materiale të ndryshmeKujdesi për magnetetMagnete të ndryshme nuk veprojnë njësoj mbi të njëjtin objekt. Disa prej tyre e tërheqin më fort objektin se magnetet e tjera. Magnetet e humbin fuqinë nëse dëmtohen. Prandaj, nuk duhet t’i përplasni apo t’i bashkoni me njëri-tjetrin. Ruajini në një kuti dhe mbulojini fundet e tyre me një pllakëz mbrojtëse.Mësuam seMagneti tërheq disa objekte metalike, të cilat quhen objekte magnetike. Objektet që nuk tërhiqen nga magneti, quhen objekte jomagnetike.Shumë nga objektet që përdorim në jetën e përditshme kanë magnet. Magnetet tërheqin pjesët metalike dhe i mbajnë ato të fiksuara në një pozicion. Edhe televizori ka pjesë magnetike brenda tij.Përdorni pllakën mbrojtëse për të ruajtur forcën e magneteve.Pyetje dhe detyra1. Emërtoni tri lloje magnetesh.2. Pse nuk duhet ta goditni një magnet?DiskutojmëCilat objekte që keni në shtëpi, kanë magnet?
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95