Page 92 - Demo
P. 92
9090 5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmiFjalët kyçepoli veri, poli jug5.8 Polet e magnetitMagnetet kanë pole magnetike, të cilat quhen poli veri dhe poli jug. Në magnetet e paraqitura në figurë, skaji me ngjyrë të kuqe është poli veri, kurse skaji blu është poli jug. Magnetet mund të shtyhen ose të tërhiqen. Në këtë rast, tërheqja dhe shtytja janë forca magnetike. Këto magnete e shtyjnë njëri-tjetrin.Polet përballë njëri-tjetrit janë të njëjta. Këto magnete e tërheqin njëri-tjetrin.Polet përballë njëri-tjetrit janë të kundërta.Veprimtaria 5.8a Mjetet e nevojshmeHulumtimi i magneteve shufër dy magnete shufër • fije • gërshërëAshtu siç e pamë edhe më lart, skajet e magneteve janë në ngjyra të ndryshme (për shembull, blu dhe e kuqe). Lidhni një fije në mesin e dy magneteve shufër. Mbajeni fundin e fijes me dorë, në mënyrë të tillë që magnetet të lëkunden. Kur magnetet të ndalojnë së lëkunduri, afrojini me njëri-tjetrin. Sigurohuni që skaji i një magneti të mos ketë të njëjtën ngjyrë me skajin e magnetit tjetër. Çfarë ndodh me magnetet?Tani mbajini magnetet në mënyrë të tillë që, skajet me të njëjtën ngjyrë, për shembull blu, të jenë përballë njëri-tjetrit. Çfarë vini re?Parashikoni se çfarë do të ndodhë nëse i mbani magnetet në mënyrë të tillë që, skajet me ngjyrë të kuqe të jenë përballë njëri-tjetrit. Vërtetoni parashikimin. Përsëriteni provën disa herë për të parë nëse parashikimi juaj ishte i saktë.

