Page 93 - Demo
P. 93


                                    5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmi 9191Mjetet e nevojshmemagnet në formë patkoi • magnet shufërVeprimtaria 5.8bPyetje dhe detyra1. Si e realizuat provën?2. Si e përcaktuat se cili nga polet është poli veri dhe cili është poli jug?3. Vizatoni magnetin në formë patkoi dhe shënoni në skajet e tij polet përkatëse.DiskutojmëSi mendoni, a janë të njëjta polet veri dhe jug të magnetit me polet Veri dhe Jug të Tokës?Identifikimi i poleve në magnetin në formë patkoiSiç e shihni edhe në figurën e mëposhtme, polet në magnetin në formë patkoi nuk janë të shënuara. Mund të përdoret një magnet shufër për të identifikuar se cili nga skajet e tij është poli veri dhe cili poli jug.Planifikoni se si do ta realizoni këtë.Tani bëni provën.Polet e njëjta i largohen njëri-tjetrit. Kjo do të thotë që e shtyjnë njëri-tjetrin.Mësuam seMagnetet kanë dy pole: polin veri dhe polin jug.Polet e kundërta tërheqin njëri-tjetrin, ndërsa polet e njëjta shtyhen.Magnetet mund të shtyhen ose të tërhiqen. Forcat vepruese janë forca magnetike.
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97