Page 96 - Demo
P. 96
9494 5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmiFjalët kyçeargjend, çelik, aliazhDisa metale quhen metale të çmuara. Të tilla janë: argjendi, ari e platini. Këto metale kushtojnë shumë. Metalet që përdorim më shpesh në jetën e përditshme janë hekuri, çeliku, alumini, bakri dhe kromi. Shumica e objekteve përbëhen nga një përzierje metalesh. Përzierja e metaleve quhet aliazh.Hekuri përdoret për prodhimin e disa makinerive dhe të enëve prej gize për gatim.Çeliku është një aliazh që përbëhet kryesisht nga hekuri. Ai është shumë më i fortë se hekuri. Çelikun e përdorim për të prodhuar makina, tuba dhe ura.5.10 Cilat metale janë magnetike?Alumini është i lehtë dhe nuk ndryshket. Atë e përdorim për të prodhuar enë gatimi, letër alumini dhe deri tek aeroplanët. Po kështu, alumini përdoret për prodhimin e kutive të pijeve freskuese.enë prej gize për gatim tuba çelikuPërzierja e kromit me çelik formon aliazhin e quajtur çelik inoks. Ky aliazh nuk ndryshket, ndaj përdoret më së shumti për prodhimin e thikave, lugëve, pirunëve dhe instrumenteve mjekësore. Bakri përdoret për të prodhuar kabllo elektrike dhe tela përçues të elektricitetit.Tunxhi është një aliazh i bakrit dhe zinkut. Ai përdoret për prodhimin e dorezave të dyerve.dorezë dere prej tunxhilugë, thikë dhe pirun prej çeliku inokstel përçues prej bakriaeroplan

