Page 97 - Demo
P. 97
5 Elektriciteti dhe magnetizmi Elektriciteti dhe magnetizmi 9595Mësuam seNe i përdorim metalet në jetën e përditshme.Përzierjet e metaleve quhen aliazhe. Tunxhi është një aliazh.Hekuri dhe çeliku janë metale magnetike. Shumë metale të tjera janë jomagnetike.Veprimtaria 5.10Mjetet e nevojshmemagnet • objekte prej metalesh të ndryshme A janë magnetike të gjitha metalet?Parashikoni se cilat objekte janë magnetike. Vërtetoni parashikimin. Mbani magnetin afër secilit objekt prej metali. Vëzhgoni nëse metali është magnetik ose jo.Të dhënat e provës shënojini në një tabelë.Pyetje dhe detyra1. Përmendni dy metale magnetike.2. Përmendni dy metale jomagnetike.3. Jepni tre shembuj objektesh metalike që përdorni në shtëpi. Nga cilat metale përbëhen ato? Janë magnetike apo jomagnetike?4. Si i veçon magneti hekurin dhe çelikun nga metalet e tjera?Magnetet tërheqin objektet prej hekuri e çeliku dhe i ndajnë ato prej pjesës tjetër të mbetjeve. Më pas, objektet metalike riciklohen.DiskutojmëSi mund t’i përdorim magnetet për të ndarë materialet prej çeliku nga ato prej alumini?

