Page 46 - Demo
P. 46
445 Elektriciteti dhe magnetizmiUshtrimi 5.1 Elektriciteti rrjedh në qarqeNë këtë ushtrim do të zbatoni çfarë dini rreth elektricitetit që rrjedh në një qark.Vëllai i vogël i Teas ka një makinë lodër që punon me pila. Që të vihet në punë, asaj i duhen dy pila.Tea i futi dy pilat në lodër, por ajo nuk punonte. Vëllai i saj filloi të qante.Atëherë Tea i nxori pilat nga makina, e ktheu nga ana tjetër njërën prej tyre dhe i futi përsëri ato në makinë. Këtë herë makina filloi të ecë. Vëllai i saj u gëzua. 1 Pse në fillim, kur Tea i futi pilat brenda në makinë, ajo nuk lëvizi nga vendi?2 Pse kur Tea e ktheu nga ana tjetër njërën nga pilat, makina filloi të ecë?3 Në figurën përbri është paraqitur një skicë e makinës lodër.a) Shënoni polin negativ dhe polin pozitiv te secila pilë.b) Vizatoni shigjeta që tregojnë si kalon rryma elektrike.pilë motor5 Elektriciteti dhe magnetizmi

