Page 54 - Demo
P. 54


                                    52 5 Elektriciteti dhe magnetizmiUshtrimi 5.9 Fuqia e magneteveNë këtë ushtrim do të zbatoni njohuritë që keni marrë për forcën tërheqëse të magneteve. Andi krahason fuqitë e dy magneteve shufër, A dhe B. Ai ka tri fletë kartoni me përmasat e një kapaku fletoreje dhe një vidë çeliku.Shikoni figurën, për të kuptuar se çfarë po bën Andi.Ai ka vendosur mbi tavolinë një vidë dhe sipër saj, fletën prej kartoni. Andi e mban magnetin A sipër fletës prej kartoni. Vida ngjitet pas fletës prej kartoni dhe ai ngre bashkë me kartonin edhe vidën.Andi e përsërit të njëjtën provë me magnetin B dhe vëren të njëjtën gjë.Tani Andi vendos dy fletë kartoni ndërmjet magnetit dhe vidës. Vida ngjitet përsëri pas kartonit kur ai përdor magnetet A dhe B.
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58