Page 7 - Demo
P. 7
Fjalë të dobishme 5Fjalë të dobishmeemërtoj u vë emrin pjesëve të një figure ose diagrami.Vilma do të emërtojë gjashtë pjesët e një luleje në diagramin e vizatuar në fletore.grafik me shtyllagrafik që paraqet rezultatet me anë të shtyllave (lartësia e secilës shtyllë tregon madhësinë e rezultatit përkatës).Genti vizatoi një grafik me shtylla, për të treguar sasinë e ujit të përthithur nga peceta të ndryshme letre.hulumtoj vëzhgoj për të gjetur ose për të parë diçka, kërkoj diku me imtësi.Ersës iu desh të hulumtonte se cilat objekte ishin magnetike. identifikoj zbuloj e përcaktoj një gjallesë, objekt etj. Besi arriti të identifikonte bretkosën në një grup kafshësh.kërkim punë sistematike për të gjetur informacione, duke përdorur librat ose internetin.Era bëri disa kërkime në internet për dukurinë e magnetizmit. kontrolloj sigurohem nëse e kam bërë mirë një punë apo diçka tjetër. Para se të dorëzoni fletën e testit, duhet të kontrolloni gjithmonë përgjigjet e ushtrimeve.

