Page 8 - Demo
P. 8
66 Fjalë të dobishmekrahasoj identifikoj ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet dy ose më shumë gjërave.Ata do të krahasojnë motin në Tiranë me atë në Prishtinë, duke u bazuar në temperaturat mujore dhe sasinë e reshjeve në të dyja qytetet.mat gjej masën, gjatësinë ose vëllimin e një objekti.Linda do të matë gjatësinë e këmbës. ngjesh shtyp ose shtrydh diçka.Enisa duhet ta ngjeshë ajrin brenda cilindrit, në mënyrë që ai të zhytet në ujë. parashikoj marr me mend se si do të jetë apo do të bëhet diçka.Sara duhet të parashikojë se cilat objekte mund të jenë magnetike.përfundim diçka që del ose arrihet nga mbarimi i një pune. Në fund të provës, Dalina arriti në këtë përfundim: “Nga të gjitha objektet që provova, vetëm kapësja e letrës ishte magnetike. Të tjerat ishin jomagnetike”. përfundoj mbaroj një punë ose detyrë.Andi do ta përfundojë detyrën e klasës në fund të orës së mësimit.planifikoj përcaktoj se çfarë do të bëj në të ardhmen. Sara planifikoi të provojë me një magnet se cilat objekte janë magnetike.

