Page 9 - Demo
P. 9


                                    Fjalë të dobishme 7regjistroj mbaj shënime për një dukuri ose për një ngjarje, për t’i ruajtur e për t’i përdorur më pas. Enidi i regjistroi në një tabelë rezultatet e provës. rendit shkruaj ose jap shembuj, duke i radhitur njëri pas tjetrit. Unë duhet të rendit gjërat që do të blej në dyqan. rezultate vrojtimet ose matjet e bëra gjatë një prove.Rezultatet e Kristit treguan që shumë objekte nuk ishin magnetike. sugjeroj i jap një mendim a këshillë dikujt rreth diçkaje. Unë do të sugjeroja tri pjata për drekën e ditëlindjes së Anës. tabelë pasqyrë përmbledhëse e një vargu numrash ose fjalësh, të ndarë në rreshta dhe shtylla. Tabela tregon se cilat objekte janë magnetike dhe cilat jomagnetike. udhëzim informacion që na tregon se si duhet të veprojmë për të bërë diçka. Ky libër përmban udhëzime që na tregojnë si të vizatojmë një grafik.ushtrohem bëj diçka disa herë, me qëllim që ta bëj më mirë. Alma do të ushtrohet në kitarë çdo ditë, derisa ta luajë saktë pjesën muzikore. zbatoj bëj diçka, duke u bazuar në njohuritë që kam.Për të gjetur zgjidhjen e problemës, Ana duhet të zbatojë njohuritë që ka për teorinë e grimcave. 
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13