Page 10 - Demo
P. 10


                                    Fjalë kyçe: nevoja, ndjenja,plotësoj, i domosdoshëm.Të gjithë kemi dëshira e nevoja të ndryshme. Dëshirat na kënaqin, por nuk janë të domosdoshme, pra mund të jetojmë mirë edhe pa to. Për shembull, nëse prindërit nuk na lejojnë të luajmë me celular, sepse është i dëmshëm për shëndetin, ne mund të argëtohemi duke luajtur me shokët apo shoqet. Të gjithë njerëzit kanë nevoja të ndryshme. Pa to, nuk mund të jetojmë mirë dhe të jemi të kënaqur. Pra, nevojat janë gjëra që na duhen për të jetuar në mënyrë të përshtatshme, si ushqimi i shëndetshëm, strehimi apo përkujdesja. Nevojat janë të rëndësishme për të jetuar mirë, prandaj janë njohur edhe si të drejta.identifikoj nevojat e mia dhe të të tjerëve;kuptoj se nevojat, ndjenjat dhe interesat e të tjerëve janë të rëndësishme;ndërgjegjësohem se plotësimi i nevojave të të tjerëve mund të jetë më i ngutshëm sesa plotësimi i dëshirave të mia. Çfarë do të mësoj: Deni dhe Era janë motër e vëlla. Të dy duan këpucë të reja. Deni ëndërron të ketë një palë këpucë si ato që ka blerë shoku i bankës.Era dëshiron një palë këpucë të reja, pasi i është rritur numri i këmbës.Si mendoni ju?A ka ndryshim mes kërkesave të Denit dhe të Erës?Cila prej kërkesave duhet të plotësohet më parë? Pse?A keni qenë në një situatë të ngjashme? Si keni vepruar? Mësimi Unë dhe të tjerët28
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14