Page 11 - Demo
P. 11
VeprimtariPlotësimi i nevojave të të tjerëve mund të jetë më i ngutshëmse plotësimi i dëshirave tona.Plotëso Plotëso skemat për nevojat dhe dëshirat e tua.Nevojat DëshiratPunë në grupDiskutoni për situatat e mëposhtme. • Mami po shkon në dyqan. Arla i kërkon të blejë banane, kurse Edi i kërkon të blejë petulla të gatshme. Kërkesën e kujt duhet të plotësojë mami fillimisht?• Motra e vogël nuk ka më pelena dhe Edi shkon në dyqanin poshtë shtëpisë për t’i blerë. Në vitrinë janë çokollatat e tij të preferuara. Cilat duhet të blejë më parë Edi?• Shokët do të shkojnë në ekskursion dhe duhet të ecin një copë rrugë më këmbë. Marla e ka mbushur çantën me rrobat e preferuara. Elma ka marrë ujë dhe ushqime të shëndetshme. Cila ka bërë zgjedhjen më të përshtatshme? Përse?9

