Page 12 - Demo
P. 12
Fjalë kyçe: interesa,synime,e mira,të përbashkëta. Andi solli në shkollë topin e ri, që ia bënë dhuratë për datëlindje. Ai dhe shokët dolën jashtë për të luajtur futboll me klasën tjetër. Shokët zgjodhën kapitene Arlën, sepse ajo është organizatorja më e mirë e skuadrës. Andi u mërzit dhe u largua duke marrë topin me vete.Kur kemi marrëdhënie të mira me shokët, ne ndihemi mirë. Marrëdhëniet e mira kanë disa karakteristika, si për shembull: - kemi interesa të përbashkët, ndajmë mendime, ndjenja apo ngjarje personale; - e kuptojmë njëri-tjetrin dhe nuk ndihemi të vetmuar; - zgjidhim mosmarrëveshjet pa lënduar njëri-tjetrin; - vlerësojmë dhe përkujdesemi për njëri-tjetrin; - trajtojmë njëri-tjetrin me barazi dhe drejtësi; - jemi të besueshëm për njëri-tjetrin.Shpesh, jemi shumë të përqendruar te dëshirat dhe interesat tanë vetjakë, sa harrojmë se kemi dhe interesa të përbashkët me të tjerët. Synimet dhe interesat e përbashkët përbëjnë të mirën e përbashkët, për të cilën të gjithë duhet të përpiqemi. Për shembull, ajri dhe mjedisi i pastër është një e mirë e përbashkët; fitimi i një loje në skuadër është gjithashtu një e mirë e përbashkët për të gjithë anëtarët e skuadrës.kuptoj se interesat dhe synimet mund të jenë edhe të përbashkëta;dalloj interesat e përbashkët mes shokëve të klasës. Çfarë do të mësoj: Si mendoni ju?Pse u mërzit Andi? Çfarë synonte ai?Çfarë synonin të tjerët? Po Andi, nuk kishte të njëjtin synim?Si mund ta kishte zgjidhur ndryshe Andi këtë situatë?A keni qenë në një situatë të ngjashme? Si keni vepruar?Mësimi Interesat dhe synimet tona të përbashkëta 310

