Page 14 - Demo
P. 14


                                    Fjalë kyçe:e drejtë,përgjegjësi,respektoj.Të drejtat e fëmijëve janë të rëndësishme, pasi çdo fëmijë duhet të rritet i shëndetshëm dhe i sigurt. Këto të drejta shoqërohen edhe me përgjegjësi. Për shembull, ne kemi të drejtën për të qenë të shëndetshëm. Për këtë, ne kemi përgjegjësinë të hamë gjëra të shëndetshme, të bëjmë ushtrime fizike e të flemë mjaftueshëm.Ne kemi të drejtë të shprehim opinionin tonë. Nga ana tjetër, kemi përgjegjësi që t'i lejojmë të tjerët të thonë mendimin e tyre dhe t’i respektojmë ndjenjat e tyre. Gjithashtu, duhet edhe të gjejmë mënyrën e duhur për t’u shprehur. Ne kemi të drejtë të kemi ushqim dhe ujë të pastër, por kemi përgjegjësi që të mos e shpërdorojmë apo ndotim ujin dhe ushqimin.kuptoj se çdo e drejtë ka dhe përgjegjësitë e veta;shpjegoj si ndikojnë këto përgjegjësi në veprimet e mia në shkollë, në familje dhe në komunitet. Çfarë do të mësoj: Dea po luante në oborrin e pallatit me shokët. Mami e thirri:– Dea, eja të bësh detyrat.– Mami, po ti e di që fëmijët kanë të drejtë të luajnë? – i tha Dea.– Po, kjo është e vërtetë. Megjithatë, ti e di që të bësh detyrat është përgjegjësia jote? – ia ktheu mami.Si mendoni ju?E kuptuat se ç’është përgjegjësia? Shënoni përgjigjen e saktë me . Përgjegjësia është diçka që e bëjmë vetëm kur kemi dëshirë. Përgjegjësia është diçka që duhet ta bëjmë.Mësimi Të drejtat dhe përgjegjësitë412
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18