Page 16 - Demo
P. 16
kuptoj se interesat e përbashkët përbëjnë të mirën e përbashkët;kuptoj se realizimi i një projekti të përbashkët kërkon përkushtim të përbashkët;ilustroj me shembuj marrjen përsipër të përgjegjësive, në emër të së mirës së përbashkët. Çfarë do të mësoj: Shikoni me kujdes fotografitë.Si mendoni ju?Mendoni se pastrimi i oborrit të shkollës është përgjegjësi vetëm e sanitareve të shkollës?Çfarë përgjegjësie kanë nxënësit në mirëmbajtjen e mjedisit të përbashkët?A mund të bëjnë nxënësit diçka për ta përmirësuar këtë gjendje? Çfarë? Klasa dhe shkolla janë mjedise të përbashkëta, të cilat i përdorin të gjithë nxënësit për të mësuar, për t’u shoqëruar e për t’u stërvitur. Si anëtarë të komunitetit të shkollës, ne jemi përgjegjës për mirëmbajtjen e saj. Për shembull, duhet të mbajmë pastër oborrin e shkollës dhe klasën, duhet t'i hedhim mbeturinat në vendin e caktuar, duhet të ruajmë pemët apo lulet e mbjella në shkollë etj. Gjithashtu, ne duhet të përfshihemi edhe në projekte të përbashkëta për përmirësimin e mjediseve shkollore, në mënyrë që çdo nxënës të ndihet i mirëpritur dhe i përfshirë në shkollë. Kështu, mund të sugjerojmë ndërtimin e rrafsheve të pjerrëta krahas shkallëve, në mënyrë që edhe nxënësit që janë në karrige me rrota ta kenë të lehtë të hyjnë dhe të lëvizin në mjediset e shkollës.Mësimi Përkushtohem për të mirëne përbashkët 5Fjalë kyçe:e mira e përbashkët. 14

