Page 18 - Demo
P. 18
Fjalë kyçe:përkushtohem, nevoja,e përbashkët.kuptoj se e mira e përbashkët kërkon përkushtim të përbashkët;përkushtohem për respektimin e së mirës dhe nevojave të përbashkëta. Çfarë do të mësoj: Ngritja e bibliotekës së klasësZhvilloni dhe ju këtë veprimtari, duke ndjekur hapat e mëposhtëm.1. Ndërtoni një sistem klasifikimi për bibliotekën.a. Bëni një listë me titujt e librave që keni në klasë.b. Përcaktoni ku do të vendosen librat.c. Gruponi librat sipas kategorive (autorë shqiptarë apo të huaj; sipas rendit alfabetik të mbiemrit të autorit; sipas llojit të librit: me tregime, me përralla, fantastiko-shkencor etj.).d. Përcaktoni grupet përgjegjëse për secilën kategori.VeprimtariNjë klasë diskutoi për nevojat që kishte. Në fund të diskutimit, u vendos të organizonin një veprimtari për ngritjen e bibliotekës së klasës, sepse:• në klasë kishte disa libra të përbashkët, por nuk ishin mjaftueshëm për nevojat e nxënësve;• librat nuk ishin të sistemuar sipas një rendi të caktuar;• librat nuk ishin të pajisur me skeda. 6 Veprimtari praktike: Biblioteka e klasësMësimi16

