Page 19 - Demo
P. 19


                                    Mirëmbajtja e librave tregon respekt e përkushtim ndaj së mirës së përbashkët. 2. Përgatitni skedat për çdo libër. a. Skedat duhet të jenë prej kartoni në mënyrë që të rrojnë sa më gjatë. b. Plotësoni të dhënat, duke shkruar me shkrim të rregullt: emrin e autorit, titullin e librit, kategorinë etj.c. Renditini skedat duke ndjekur rendin alfabetik të mbiemrit të autorit, në kategorinë që keni përcaktuar që në fillim.3. Pasuroni bibliotekën e klasës.a. Përcaktoni kategoritë në të cilat nuk ka mjaftueshëm libra.b. Përcaktoni titujt që do të donit të kishit në bibliotekën e klasës.c. Sipas dëshirës, shtoni një libër nga biblioteka juaj personale.4. Mirëmbani bibliotekën e klasës.a. Ndani përgjegjësitë për të mirëmbajtur skedat e bibliotekës.Çdo javë, njëri prej jush do të punojë në bibliotekë, për të shënuar datën dhe emrin e nxënësit që ka marrë hua një libër. b. Nxënësi ka një javë kohë për ta mbajtur librin në shtëpi. Nëse do që ta mbajë më gjatë librin, duhet të paraqitet sërishnë bibliotekë për të regjistruar emrin në skedë. c. Biblioteka duhet të mirëmbahet nga secili prej jush.17
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23