Page 23 - Demo
P. 23


                                    Komuniteti është një grup njerëzish që kanë interesa dhe qëllime të përbashkëta. Anëtarët e tij mund të shkojnë në të njëjtën shkollë, të bëjnë pazaret në të njëjtin dyqan dhe të përdorin të njëjtat rrugë.Në cilat komunitete jemi anëtarë?• Së pari, jemi anëtarë të familjes sonë. Familja është një komunitet, pasi zakonisht jetojmë në të njëjtin vend dhe bëjmë shumë gjëra së bashku. • Më pas, jemi anëtarë të grupit tonë të shoqërisë. Me shoqet dhe shokët kemi ide të përbashkëta dhe shkojmë në të njëjtën shkollë.• Lagjja jonë është një komunitet, siç është edhe qyteti apo fshati ku banojmë. Një komunitet edhe më i madh është Shqipëria.VeprimtariNe jemi pjesë përbërëse e rëndësishme e disa komuniteteve.Punë në grupMerrni një copë letër dhe griseni përgjysmë. A ishte e lehtë për t’u grisur?Tani merrni shumë copa letrash së bashku dhe përpiquni t’i grisni. A ia dolët dot?Çfarë do të thotë kjo? Diskutoni përse është e rëndësishme të mbështesim njëri-tjetrin në komunitet. Përfshihu në komunitetJepni një shembull si jeni përfshirë në një aktivitet në komunitet.Pyetjet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë.• Cilët janë anëtarët e komunitetit?• Çfarë interesash të përbashkët keni?• Si realizohen këta interesa? Cili është kontributi yt?• Si ndikon në shkollën, lagjen apo në fshatin/qytetin tënd ky komunitet?• A ka pasur ndonjë konflikt me të tjerët? Pse?Mendo Familja është një komunitet shumë i rëndësishëm në shoqërinë tonë.A mund të përmendësh disa nga interesat e përbashkët që kanë anëtarët e familjes sate?Po interesa të ndryshëm, a keni? Cilat janë ato?Si i shmangni konfliktet që lindin në familje? A mund të gjeni zgjidhje më të mira?21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27