Page 24 - Demo
P. 24
Fjalë kyçe: qytetar,i përgjegjshëm, tolerancë,pranim.Edona dhe mami hipën në autobus për të shkuar te gjyshja. Në stacionin e radhës hipën disa persona të moshuar. Autobusi ishte plot me njerëz dhe vendet e lira ishin të pakta.– Edona, të lutem, liroja vendin zonjës, – tha mami.– Përse? Unë jam e lodhur për vete, se isha në kursin e baletit! – tha Edona, duke ngritur zërin.kuptoj çfarë do të thotë të jesh qytetar i një komuniteti;kuptoj që një qytetar ka të drejta dhe përgjegjësi. Çfarë do të mësoj: Si mendoni ju?Çfarë mendoni për sjelljen e Edonës? Çfarë mendoni se duhet të bëjë Edona?Anëtari i një komuniteti është qytetar. Të gjithë ne jemi qytetarë të klasës, të shkollës, të fshatit apo qytetit tonë. Qytetarët kanë të drejta dhe përgjegjësi. Të drejtat janë liri të mbrojtura, si e drejta për arsimim apo e drejta për të pasur një familje.Përgjegjësia nuk është thjesht përmbushje e një detyre, por ka të bëjë me shumë gjëra të tjera, si p.sh.: plotësimi i angazhimeve, të qenit i besueshëm dhe i arsyeshëm etj.Njerëzit kanë përgjegjësi të ndryshme. Prindërit janë përgjegjës për t’u përkujdesur për fëmijët. Ne mund të kemi përgjegjësinë për të hedhur plehrat, për të shtruar tryezën apo për të mbajtur pastër dhomën. Përgjegjësia nuk është një veprim që bëhet vetëm një herë. Ne duhet të sillemi gjithmonë me maturi e tolerancë ndaj të tjerëve. Mësimi2 Ne jemi qytetarë22

