Page 25 - Demo
P. 25
Ja disa nga përgjegjësitë tona:• Të respektojmë rregullat në klasë, në shkollë dhe në komunitet.• Të kujdesemi për trupin tonë, duke u ushqyer shëndetshëm.• Të kujdesemi për sendet tona, librat, lodrat, veshjet.• Të mësojmë sa më shumë që të mundemi.• Të përkujdesemi për kafshët e lulet tona.• Të përkujdesemi për ata që kanë aftësi ndryshe nga ne.VeprimtariTë jesh anëtar i një komuniteti do të thotë të kesh të drejta e përgjegjësi.Punë në grupNdahuni në grupe dhe tregoni si mund të jeni të përgjegjshëm. Rast studimiPërfytyro sikur po shikon një letër karameleje të hedhur përtokë. Trego se çfarë do të bësh, nëse e gjen:• në dhomën e gjumit?• në dhomën e ndenjjes?• në shkallët e pallatit?• në klasë?• në oborrin e shkollës?• në rrugicën e shtëpisë?• në rrugë?Përse? Në komunitetNë shtëpiNë shkollë23

