Page 26 - Demo
P. 26


                                    Andit dhe shokëve të tij u pëlqen shumë futbolli dhe luajnë sa herë që u jepet mundësia. Të dielën e kaluar, vendosën të luanin në lëndinën e vogël të lulishtes së re publike, që gjendet pranë shtëpisë së Andit. Ata ftuan një grup tjetër djemsh që gjithashtu luajnë shpesh futboll. Ndeshja filloi në orën 6 pasdite e zgjati deri në orën 8 të mbrëmjes, kur filloi të errej. Topi shpesh përfundoi, pa dashje, mbi lulet e mbjella me kujdes nga punonjësit e bashkisë.Në lulishte kishte edhe shumë njerëz të tjerë, kryesisht të moshuar dhe fëmijë më të vegjël që luanin aty pranë. Topi dhe zhurma e krijuar nga shokët i bezdisën vizitorët e tjerë të lulishtes, aq sa një javë më vonë në lëndinën e lulishtes u shfaq një tabelë, që tregonte se ishte e ndaluar të luhej me top. Fjalë kyçe: dëmtoj interesat, qëndrim i gabuar,i përgjegjshëm.identifikoj sjellje, dukuri, qëndrime që dëmtojnë interesat e anëtarëve të komunitetit;mësoj si të sillem në mënyrë të përgjegjshme. Çfarë do të mësoj: Si mendoni ju?Si mendoni se janë ndier të moshuarit gjatë ndeshjes së futbollit të shokëve? Po fëmijët më të vegjël? Cilët interesa të tjerë u dëmtuan? Pse?Cilët janë interesat e shokëve? Ç’mund të kishin bërë ata? Si mund të ishin treguar më të përgjegjshëm?Që të jemi më të përgjegjshëm duhet:Të mendojmë përpara se të veprojmë. Nëse reflektojmë paraprakisht për atë që duam të bëjmë, mund të gjejmë zgjidhje të përshtatshme. Kështu, të rriturit e kuptojnë se mund të kenë besim te ne.Mësimi3 Ne dhe të tjerët24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30