Page 27 - Demo
P. 27
VeprimtariTë jesh i përgjegjshëm do të thotë të kujdesesh për të tjerët po aq sa për veten.Raste studimi a. Edi rrëzoi pa dashje vazon me lule, e cila u thye copë e çikë. Duke mos dashur që mami ta qortonte, Edi i tha asaj se dëmin e kishte shkaktuar macja.Pse mendoni se sjellja e Edit është e gabuar?Cilët interesa cenohen?Çfarë duhet të bëjë Edi për ta ndrequr sjelljen?b. – Alba, mos harro detyrat! – tha mami. – O mami, po unë nuk jam e vogël! I di vetë punët e mia, – tha Alba, duke vazhduar lojën në celular. Por u hutua kaq shumë pas lojës, saqë kur u kujtua të bënte detyrat, ishte bërë tepër vonë dhe nuk arriti t’i përfundonte siç duhej. Të nesërmen, mësuesja ishte shumë e pakënaqur me përgatitjen e Albës.A jeni sjellë ndonjëherë si Alba?Pse mendoni se është e gabuar? Cilët interesa cenohen?c. Roni i tregoi një sekret Edonës dhe e porositi të mos ia thoshte askujt. Por Edona ia tregoi Siditës, duke e porositur që të mos ia tregonte askujt.Mendoni se sjellja e Edonës është e përshtatshme?Si mendoni se duhet të jetë ndier Roni kur ka kuptuar se Edona ia ka treguar sekretin dikujt tjetër?Punë në grupGjeni raste kur ju vetë keni shkelur njërën prej këshillave të sjelljes së përgjegjshme. Tregoni si e keni përmirësuar sjelljen tuaj.Të mbajmë zotimet tona. Nëse nuk e mbajmë fjalën, të tjerët nuk do të na besojnë më. Nëse u përkushtohemi përgjegjësive tona, të tjerët do të na trajtojnë me respekt. Të mbajmë përgjegjësi për veprimet tona. Nuk është mirë të nxjerrim justifikime apo të bëjmë me faj të tjerët për diçka që e kemi bërë vetë. Kur marrim përgjegjësi për veprimet tona, tregojmë se jemi të përgjegjshëm, megjithëse kemi gabuar. Të jemi të besueshëm. Është e rëndësishme që të tjerët ta dinë se mund të mbështeten te ne. 25

