Page 28 - Demo
P. 28


                                    kuptoj se njerëzit në një komunitet kanë interesa të përbashkët;identifikoj rrugë të ndryshme për realizimin e interesave të përbashkët. Çfarë do të mësoj:  Fjalë kyçe: interesa të përbashkët, marrëdhënie.Në një komunitet, një ose disa grupe njerëzish kanë interesa të përbashkët.Interesat e tyre shpesh janë të lidhura me funksionin e komunitetit dhe me rolin e anëtarëve në të. Për shembull, në shkollë, të gjithë nxënësit kanë interes të edukohen, të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis të qetë e të pastër. Këta janë interesa të përbashkët të anëtarëve të shkollës.Si mendoni ju?A mund të gjeni interesa të tjerë të përbashkët në shkollën tuaj? Çfarë mund të bëni ju që ato të realizohen? Po mësuesja/mësuesi juaj?  Po drejtoresha/drejtori i shkollës?Sa kohë kaloni në javë me mësuesen/mësuesin tuaj? A e dini se çfarë  përgjegjësish dhe detyrash të tjera ka ajo/ai? Tani që po rritemi, aktiviteti ynë zgjerohet gjithnjë e më shumë, duke zbuluar kështu pasionet, interesat dhe talentet tona. Gjithashtu, ne krijojmë marrëdhënie shoqërore dhe komunikojmë me njerëz të ndryshëm. Interesat tanë mund të përputhen te: • sportet; • artet; • shkenca; • natyra; • kafshët; • teknologjia; • librat.Mësimi Interesat tanë të përbashkët 426
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32